Aktualitet
Rama nis takimet në Kosovë, mbërrin në zyrën e Presidentes Vjosa Osmani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti në Presidencë, ku prit nga Presidentja Vjosa Osmanin.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.




