Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Goditet kryetari i Bashkisë së Selenicës, prangoset autori i dyshuar

Vlorë/ Arresrohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën p enale “Goditjet për shkak të detyrës”. Arrestohet në flagrancë shtetasi Pellat Bonaj, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë. Në p ranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetmin e K rimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vj edhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button