Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti 


Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore duke rrezikuar mini stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat  Juglindore te vendit.

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke sjellë herë pas here rrebeshe shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button