Aktualitet

Pas fundjavës së acartë/ Ja si do të jetë moti javën e ardhshme

Temperaturat e ulëta pritet të mbizotërojnë në vendin tonë edhe në ditët në vijim. Këtë të dielë, reshje të pakta bore priten të vijojnë në pellgjet Koman-Vau i Dejës ndërsa reshje deri 40 cm do të ketë në pellgun e Fierzës deri paraditen e së dielës.

Në zona të izoluara të skajeve veri-verilindje deri nga data 18 shkurt priten reshje të pakta kryesisht në pellgun e Fierzës dhe sërish borë. E njëjta situatë me reshje të pakta kryesisht bore paraqitet edhe në datat 21 deri në 25 shkurt ndërsa më tej, deri në këto momente nuk ka sinjale për reshje deri në fund të shkurtit. Temperaturat mbeten shumë të ulëta në të gjithë basenin e Drinit deri të enjten, data 18 shkurt kur pritet një rritje me 3-4 gradë por sërish vlerat minimale mbeten rreth -6 gradëve. Nga data 19-25 shkurt, temperaturat do të pësojnë ulje/ngritje me 3-4 gradë por mbeten në vlera negative.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button