Aktualitet

Krim i rëndë në Bërxullë vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri gjatë natës në fshatin Bërxullë të Vorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 00:10, ndërsa viktima, shtetasi E(A). S., dyshohet se është qëlluar teksa lëvizte në këmbë në rrugë.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, mbledhjen e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në zonë dhe vijojnë kontrollet intensive për kapjen e personave përgjegjës për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmon alias Ali Sula rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button