Rama prezanton Ismailaj në Mallakastër: “Kalë” më të fortë se PS për të çuar vendin para, nuk gjeni dot

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama këtë të martë është ndalur në Mallakastër, ku ka prezantuar kandidatin e PS-së, kryebashkiakun Qerim Ismailaj. Rama tha se në qershor Mallakastër do ketë 24 orë ujë të pisjëm në çdo bashki. Rama pohoi se nuk ka “kalë” më të fortë se PS për të çuar vendin para.
“Kanë dy avantazhe të pakonkurrueshme, janë kandidatë që janë shalqi me provë, ky është shalqi me provë edhe kastraveci i mirë është për sallatë por shalqi s’behët. Edhe kungulli i mirë është për të bërë byrek por shalqi nuk bëhet. Qërimi është shaqli me provë. Ka edhe një avantazh, ka edhe një shalqi më të madh me vete në Tiranë, që është po me provë. Të diskutosh zgjedhjen, mes kandidatëve tanë dhe mes kandidatëve të zorrës qorre është mos të jesh ne rregull fare, se nuk po shkon në stadium”, Rama.
Pasditen e së hënës, Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin e PD-së për Qerim Ismailaj. Vendimi konfirmon zyrtarisht kandidimin e Ismailajt si kandidat i PS-së në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Më herët PD-ja tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata




