Aktualitet

Balluku përgëzon punonjësit e Hidrocentralit të Vaut të Dejës: 31 dhjetori është dita e testit për prodhimin e energjisë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar në HEC Vau i Dejës për situatën energjetike në vend.

Ajo ka takuar nga afër të gjithë punonjësit, duke i përgëzuar për punën e palodhur që kanë bërë. Balluku e konsideroi energjinë një sektor të rëndësishëm, i cili në vitin që po lëm pas ka pasur sukses.

“Unë vendosa që ditën e fundit të vitit të vija t’ju takoja. Të gjithë së bashku kemi bërë një punë të mirë, një vit sfidues na pret, por ne tani sfidat nuk na trembin”, u shpreh ministrja drejtuar punonjësve.Më tej, Balluku deklaroi: “Është përballuar me sukses nata e Krishtlindjeve se ka një kërkese të shtuar të energjisë. Megjithatë, piku në të gjithë Shqipërinë është data 31, prandaj sot shpresojmë ta përballojmë me sukses”. VoraNews

https://fb.watch/hLE_hBrEa9/?mibextid=re2LRg

https://fb.watch/hLE_hBrEa9/?mibextid=re2LRg

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button