Njoftim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera

* Njoftim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera
*Hapet zyra e aplikimeve “e-Albania” në ambientet e Bashkisë Vorë
Kryetari i Bashkisë Vorë, z. Blerim Shera, ka bërë të ditur hapjen e një zyre të dedikuar për aplikimet dhe asistencën në platformën e-Albania, brenda mjediseve të Bashkisë.
* Kjo zyrë është një hap konkret drejt përmirësimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të procedurave për qytetarët që kërkojnë ndihmë në përdorimin e shërbimeve elektronike.
* Zyra është tashmë funksionale dhe do të ofrojë mbështetje për çdo aplikim, verifikim dokumenti apo shërbim tjetër të ofruar nga portali e-Albania.*Adresa: Ambientet e Bashkisë Vorë
*Orari: E hënë – E premte, ora 08:00 – 16:00
🗣️ “Qytetarët tanë meritojnë shërbime moderne, të shpejta dhe të aksesueshme. Kjo zyrë është një hap drejt afërsisë me nevojat reale të komunitetit”, – u shpreh Kryetari Shera.




