Aktualitet
Alfred Peza jep dorëheqjen nga posti i drejtori të RTSH-së

Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen nga posti.
Prej shumë kohësh, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po e drejtonte Radio Televizionin Shqiptar.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm i Redio Televizionit Shqiptar më 13 qershor. Peza arriti të siguronte 9 vota nga anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Ende nuk dihet se cili do të jetë zvendësuesi i Pezës në krye të RTSH-së.




