Aktualitet
Tronditet Vlora, qëllohet mbi 20 herë ndaj pronarit të servisit në qendër të Vlorës

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Vlorë.
Të shtënat janë dëgjuar në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar.
Një gazetar i Vlorës shkruan në fb:
Breshëri automatiku kanë qëlluar për vdekje shtetasin Delon Troqe rreth 35 vjeç, pronar i një servisi në lagjen Pavarësia të Vlorës. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka rrethuar vendin e krimit, ndërkohë autoambulanca ka përcjellë drejtë spitalit rajonal trupin e pajetë të viktimës, nën klithmat lemeritëse të bashkëshortes.




