Aktualitet

Këmba diabetike/ 1800 persona në Shqipëri janë prekur për shkak të diabetit të pa kuruar

Në Shqipëri janë 100 mijë paciente me diabet të cilët marrin trajtim, por kjo shifër është shumë më e lartë, pasi shumë të tjerë nuk e dinë që e kanë.

1,800 paciente janë të prekur nga këmba diabetike për shkak se kjo sëmundje ose nuk është kuruar si duhet, ose është kapur vonë, pasojat e së cilës mund të shkojnë deri në humbje të këmbës.

Mjekët endokrinologë shprehin shqetësim për mungesën e specialistëve për trajtimin e këmbës diabetike.

Mjeku endokrinolog, Prof. Dr. Florian Toti, thotë: “Mungojnë edukatorët e diabetit. Roli i podologut është shumë i rëndësishëm për të zbuluar ata persona që janë me rrezik të lartë për këmbën diabetike. Këta persona janë trajnuar që të kujdesen edhe për plagët e këmbës diabetike. Ky është një entitet që mungon totalisht në Shqipëri.”

Këmba diabetike mund të konsiderohet një dështim i mjekëve endokrinologë, pasi ajo mund të parandalohet, thekson mjeku Florian Toti, nëse pacienti kurohet si duhet: “Këmba diabetike është një sëmundje e kushtueshme, pasi kërkon një kujdes shumëdimensional. Duke qenë infeksion, kërkon një ditë qëndrimi të zgjatur, trajtim shumë specifik dhe gjysmë-intensive, sepse kemi pacientë me temperaturë të lartë, të intoksikuar, me vlera të larta të glicemisë, dhe pavarësisht mjekimeve, një pjesë e rasteve përfundojnë në amputim.”

40 mjekë të njohur endokrinologë nga 12 vende të ndryshme u mblodhën në Tiranë për të diskutuar për trajtime bashkëkohore të pacienteve me diabet, me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor për këmbën diabetike që të mund të menaxhohet edhe në sistemin shëndetësor parësor.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button