Aktualitet

Stuhi në Shqipëri, ja kur do të kemi përmirësim të motit

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territor, ku më të dukshme parashikohet që shirat të jenë në zonat Veriore.

Pritet që herë pas here të kemi dhe reshje në formë rrebeshi. Ndërsa mbrëmja dhe nata përmirësojnë gradualisht moti në Shqipëri.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button