Tentoi të shtypë me makinë 2 persona, zbardhet ngjarja e 6 ditëve më parë! Shpallet në kërkim 22-vjeçari

Zbardhet ngjarje e 6 ditëve më parë, tentoi të vriste 2 persona duke i përplasur me automjet, identifikohet dhe shpallet në kërkim 22-vjeçari.
Njoftimi i plotë
Tentoi të vriste 2 shtetas duke i përplasur me automjet, si dhe goditi qëllimisht automjetin e tyre, shpallet në kërkim 22-vjeçari, i cili u largua nga vendngjarja me automjetin e të dëmtuarve. Gjatë largimit, 22-vjeçari dëmtoi edhe një automjet tjetër të parkuar.
Si rezultat i hetimeve të thellura për një rast të përplasjes së disa automjeteve, në datë 01.05.2023, në fshatin Sheqishte, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, zbardhën dinamikën e këtij rasti, i cili u raportua fillimisht si aksident rrugor.




