Emerohet si komandant i USS PearlHarbor, Ambasada e SHBA në Shqipëri uron Alban Dervishin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përgëzuar zyrtarisht shqiptarin Alban Dervishi për marrjen e komandës së anijes luftarake amerikane USS Pearl Harbor (LSD 52). Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua javën e kaluar në San Diego, ku Dervishi mori drejtimin e njërës prej anijeve më të rëndësishme amfibike të Marinës Amerikane.
Në një postim publik, ambasada vlerësoi arritjen e tij si një shembull frymëzues për komunitetin shqiptar dhe më gjerë, duke theksuar rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Emërimi i tij në këtë detyrë të lartë vjen si rezultat i një karriere të gjatë dhe të suksesshme në radhët e forcave detare amerikane.USS Pearl Harbor, një anije me kapacitete të avancuara luftarake dhe logjistike, luan një rol të rëndësishëm në operacionet detare të SHBA-së në rajonin e Paqësorit dhe përtej. Për shqiptarët kudo në botë, rasti i Alban Dervishit përfaqëson një histori suksesi dhe integrimi në strukturat elitare të sigurisë globale.




