Aktualitet

Regjistrohen lëkundje tërmeti në Shqipëri. Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Shqipëri rreth orës 15:38 të së martës. Lëkundjet e tërmetit janë ndjer në Borsh dhe Himarë

Fillimisht, faqja e tërmeteve EMSC ka raportuar se lëkundja kishte magnitudë 4.1, ndërsa më pas është shënuar magnituda 3.8 i shkallës Rihter.

Edhe IGJEUM raporton paraprakisht se lëkundja ka pasur magnitudë 3.8 i shkallës Rihter. Nuk ka të dhëna për dëme deri më tani.

Sipas Qendrës Mesdhetare Sizmologjike tërmeti ka pasur epiqendër qytetin e Gjirokastrës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button