Aktualitet

Kërcënonte dhe shantazhonte të miturën, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë; mesazhet që i dërgonte 15-vjeçares

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte një vajzë të mitur 15 vjeçare nëpërmjet rrjeteve sociale.

27 vjeçari Benard Çullhaj i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Kjo e fundit kishte deklaruar gjatë një bisede me të riun se do të vriste veten pas shantazheve që Benard Çullhaj i bënte.

Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë.

“Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi B. Ç., 27 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button