Rriten çmimet! Bordi i Transparencës vendos se sa do të shitet nafta dhe benzina nga sot

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot nafta do të shitet 5 lekë më shtrenjtë, benzina me 2 lekë më shtrenjtë ndërsa gazi mbetet i pandryshueshëm.
Pra, nafta do të shitet 221 lekë/litër nga 216 lekë/litër që ishte ndërsa benzina shkon në 202 lekë/litër nga 200 lekë/litër që ishte më parë. Gazi mbetet 80 lekë/litër.
Njoftimi i plotë
Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 Gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.




