Aktualitet
Toka nuk gjen qetësi/ Tërmeti i fortë godet jugun e Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm Jugun e vendit. Lëkundjet janë ndjerë në Gjirokastër, Himarë dhe Vlorë, ndërkohë që sipas esmc epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht në Himarë.
Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Himarës, dhe po aq edhe thellësia e tij. Nuk raportohen për dëme, megjithatë janë të shumtë qytetarët që shprehen se i kanë ndjerë lëkundjet.




