Terrorizoi lagjen për disa minuta, kush është i riu nga Vlora që ngriti në këmbë FNSH-në

Një i ri nga Vlora u bë protagonist në një ngjarje që për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi.
Burimet zyrtare saktësojnë se ishin banorët e lagjes “Lef Sallata” të qytetit bregdetar që njoftuan policinë se një person po sillte shqetësime për ta.
28-vjeçari me inicialet A. G, ishte izoluar i vetëm, në një lokal, duke mbajtuar në dorë një palë gërshërë dhe më pas ka marrë një bombol gazi.
I riu, edhe pas negociatave me shërbimet e Policisë Vlorë, nuk pranoi të dilte dhe ka kërcënuar se do të përdorte bombolën e gazit për të dëmtuar veten.
Në ndihmë të shërbimeve është afruar grupi i FNSH-ës të cilët bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e 28-vjeçarit.
Në përfundim të veprimeve shtetasi A. G., 28 vjeç, u shoqërua në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali”, Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.




