Aktualitet

Irani lëshon dhjetëra raketa ndaj Izraelit, goditet spitali kryesor Beer Sheba

Beer Sheba, spitali kryesor në jug të Izraelit, në Qendrën Mjekësore Soroka, është goditur nga një raketë iraniane gjatë një vale të re sulmesh balistike.

Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ndërtesave të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur.

Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e spitalit u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos paraqiten në ambientet e Sorokës, për shkak të rrezikut nga sulmet e vazhdueshme dhe dëmtimet e shumta në infrastrukturë.

“Spitali ka pësuar dëme të konsiderueshme në disa sektorë të tij. Aktualisht po veprojmë vetëm me kapacitet emergjent,” – thuhet në deklaratën e institucionit.

Qendra Mjekësore Soroka, që ndodhet në qytetin Be’er Sheva, ofron shërbime shëndetësore për rreth 1 milion banorë të rajonit jugor të Izraelit dhe disponon mbi 1,000 shtretër, sipas faqes së saj zyrtare.

Sulmi i lidhur me tensionet bërthamore
Sipas televizionit shtetëror iranian, sulmi ndaj spitalit dhe zonave të tjera në Izrael erdhi si përgjigje ndaj bombardimit izraelit të reaktorit të ujit në Arak, Iran. Autoritetet iraniane deklaruan se nuk ka rrezik rrezatimi nga goditja e reaktorit. Irani ka lëshuar rreth 20 raketa balistike drejt Izraelit, mes tyre edhe ajo që goditi spitalin Soroka. Disa zona të tjera përreth Beer Shevës janë dëmtuar gjithashtu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button