Aktualitet

Rama për zgjedhjet e 6 Marsit: “Nuk do të ketë deputetë në listë”. I pret shpresat Pjetrit për Shkodrën: “Vetëm Zoti ia jep shansin e dytë, PS jo!”

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Partia Socialiste është gati “të ndezë” motorët për përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

Në fund të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama tha se do të nisë menjëherë organizimi për zgjedhjet, ndërsa shtoi se do të respektojnë afatet dhe do të paraqesin kandidatët.

“Sa i përket çështjes së dytë, vendimit për zgjedhje, kemi folur për të filluar menjëherë organizimin. Është një proces, ku ne sigurisht do të jemi pjesë, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj që do të kemi deputetë kandidatë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin dhe ky është mendimi i gjithë Kryesisë. Sa i përket grave, ju e dini që mes një gruaje dhe dhjetë burrash, unë zgjedh gruan”, u shpreh kreu i qeverisë.

Gjithashtu Rama i ka prerë shpresat Valdin Pjetrit për Shkodrën, pasi kërkoi një shans të dytë.

“Shanset e dyta jepen në marrëdhënie indiividuale, mund t’i japim njëri tjetrit kur jemi miq. Shanset e dyta i jep Zoti dhe jo PS, kur i ve në pozitë në sy të njerëzve dhe duke gënjyer, Nuk ka shanse të dyta për askënd që bën deklarata të rreme”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button