Aktualitet

Plagosja e 26-vjeçarit gjatë aksionit policor, Gjykata e Lezhës cakton masat e sigurisë për dy të arrestuarit

Gjykatën e Lezhës, ka njohur me masat e sigurisë dy personat e arrestuar pas të shtënave me armë, ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në qytetin e Laçit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit Klaudio Buraku, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ndërsa xhaxhai i tij Gjin Buraku, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri 26-vjeçarin me iniciale M.D u la i lirë kundrejt garancisë pasurore, si dhe u vendos ndalimi i daljes së tij jashtë territorit shqiptar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button