Aktualitet

Zgjedhjet 2023, Berisha: Kandidatët do përpiqemi t’i publikojmë brenda tetorit

Këtë të dielë, kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë me një parti nga Suedia për zgjedhjet lokale 2023, tha se kandidatët e opozitës do të publikohen brenda tetorit.

“Përpjekje të mëdha do të bëhen që të mbyllen gjatë muajit tetor. Mund të lëvizi por gjatë muajit tetor, kjo për Bashkitë e mëdha. Megjithate varet, nuk ka shumë procedura burokratike.

Do të jetë një garë e hapur, listat e simpatizantëve kanë shumë rëndësi, ato nuk bëhen nga kryesitë por nga seksionet e PD-së. Cdo kryetar seksioni do të rregjistrojë simpatizantin, ne duhet të bëjmë çdo gjë që simpatizantët të votojnë. Ia premtuam atyre gjatë gjithë vitit dhe duhet ta zbatojmë”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button