Aktualitet

Pas nismës të kryebashkiakut Arbana për vullnetarizmin, kësaj thirrje po i bashkohen biznese të ndyshme.

Pas nismës të kryebashkiakut Arbana për vullnetarizmin, kësaj thirrje po i bashkohen biznese të ndyshme.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka bërë thirrje të shpeshta për sensibilizimin e qytetarëve në kontributin vullnetar për qytetin.
Ai ka dhënë gjithmonë shembullin e tij personal, ku i është bashkuar fushatave të pastrimit të qytetit, mbjelljes dhe lyerjes së pemëve etj.
Tashmë mesa duket këtyre inisiativave vullnetare po i bashkohen biznese të ndryshme.
Në një postim në facebook ai shprehet:

Pas nismës time për punë vullnetare për Shijakun më vjen mirë që dhe bizneset i janë bashkuar duke investuar vullnetarisht në përmirësimin e qytetit.
Jam mirënjohës ndaj familjes Sinani që ka treguar ndjeshmëri dhe përgjegjësi sociale, duke kontribuar në sistemimin dhe rregullimin e varrezave të qytetit.

I bëj thirrje bizneseve dhe qytetarëve për një qytetari aktive, brenda mundësive që kanë të japin kontributin duke nisur nga inisiativat më të vogla e deri te nisma më masive.

pastrim i qytetit
investim në sport

varrezat
hapjen e bizneseve që i shërbejnë komunitetit
mbjelljen e pemëve
nisma të ndryshme vullnetare

Faleminderit familja Sinani, jo vetëm për kontributin tuaj vullnetar për sistemimin e varrezave të qytetit, por edhe për shembullin që jepni në komunitet.
Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button