Aktualitet

Rama prezanton planin me 3 pika për krizën energjitike: S’ka rritje të çmimit për familjet dhe nuk do të ketë kufizime

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se përtej krizës nuk do të ketë një rritje të çmimit të energjisë.

“Nuk ka rritje të energjisë për familjarët, gjithashtu nuk do të ketë kufizime. Faza agresive deri në verën e ardhshme, po përgatitemi dhe me një konsultim kombëtar brenda këtij viti ku do të kërkojmë mendimin tuaj për këtë çështje, se ne këtu  jemi për njëri tjetrin, edhe pse mund të kemi opinione të ndryshme, dallimi mes përplasjes së opinioneve të politikanëve, ta kthejmë në një avantazh, mirësi kombëtare duke e kthyer ballafaqimin në një burim për vendimmarrje. Janë 3 pika. E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë, Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë ; garantimi i fondit likuid për ndëveprimin e tregun. 100 mln euro për kompaninë për shpërndarjen dhe 100 mln tjetër për të siguruar pikën 1 dhe pikën 2”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button