Aktualitet

Ukraina rrëzon nëntë objektiva ajrore ruse

Forcat ajrore ukrainase kanë deklaruar ditën e sotme se kanë shkatërruar nëntë objektiva ajrore ruse gjatë 24 orëve të fundit.

Në deklaratën e tyre thuhet se janë shkatërruar me armë kundërajrore, katër dronë Shahed-136 dhe një tjetër Mohajer-6 në jug të vendit dhe dy të tjera në lindje të vendit.

Forcat ajrore të Ukrainës bëjnë me dije gjithashtu se në Ukrainën qendrore u rrëzuan gjithashtu edhe një helikopter Mi-8 dhe një avion Su-25.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button