Aktualitet

Rama publikon shifrat për turizmin: Viti 2022 ishte i mbarë, 97,1% më shumë vizitorë nga Britania

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një video e cila tregonte trendin rritës të turizmit gjatë vitit 2022, krahasuar me një vit më parë.

Sipas tij në Shqipëri ka rreth:

  • 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja
  • 97,1% më shumë vizitorë nga Britania
  • Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda
  • Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia
  • Dyfishim të vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave

“2022 një vit i mbarë për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, ndërsa shënoi edhe flukse të reja turistike që iu shtuan mysafirëve që ne si vend mikpresim çdo vit,” – shkroi Rama në Facebook.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button