Aktualitet

Zaptoi sheshin para pallatit dhe e ktheu në parking, procedohet “i forti” i lagjes

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë, pasi një hapësirë të përbashkët midis pallateve në rrugën “Medar Shtylla”, e kishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Hapësira e përbashkët që ishte uzurpuar në mënyrë të paligjshme është liruar nga strukturat e IMT-së dhe policisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh”, njofton policia.Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, ndërsa automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button