Aktualitet

Betohet Ministri i Brendshëm/ Taulant Balla merr detyrën në krye të rendit

Taulant Balla u betua sot si ministër i Brendshëm. Ceremonia e betimit të Taulant Ballës në detyrën e Ministrit të Brendshëm po mbahet në Presidencë.

Të shtunën e 15 Korrikut, ai ngjiti shkallët e presidencës kësaj herë për tu betuar vetë  si ministër i punëve të Brendshme.

Taulant Balla vendosi dorën mbi kushtetutë duke u betuar për t’i qëndruar besnik.

E më pas plot urime vetë presidenti Bajram Begaj, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla, nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj, ministria Milva Ekonomi, Nasip Naco kryetar i komisionit parlamentar si dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Ora 11:40 e gjeti Bledi Cucin në derën e ministrisë të cilën e drejtoi për më shumë se dy vite e gjysëm,  për ti rezervuar një pritje më shumë se miqësore pasardhësit Taulant Balla.

Krahas stafit të ngushtë me të cilët ka punuar si kryetar i grupit parlamentar socialist,  marrjes së detyrës në këtë ministri iu bashkua edhe djali Robin. Taulant Balla u takua me kupolën drejtuese të policisë së shtetit me të cilët duhet të realizojë pritshmëri të shumta.

Duke nisur nga ato të zbardhjes të shumë ngjarjeve  kriminale të rënda,  përfshi sulmin terrorist mbi Top Channel në 27 Mars të këtij viti.

Sikurse goditja grupeve kriminale të reja e të vjetra aktive në të gjitha qytetet e vendit e me një shkallë sofistikimi në rritje. Gjatë të gjithë karrierës së tij politike Taulant Balla është një prej figurave më të atakuara politikisht të PS prej opozitës e posaçërisht prej Sali Berishës.

Taulant Balla në këto 10 vite qeverisje të PS, është ministri i pestë pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Sandër Lleshajt dhe Bledi Cucit të cilit i besohet drejtimi një prej ministrive më delikate nga ku pritshmëritë e qytetarëve për shumë rend e siguri publike, krahas atyre të kryeministrit Edi Rama, janë tejet të larta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button