Aktualitet

Veliaj kundërshtoi sot në Kushtetuese shkarkimin e tij, qeveria njoftoi KQZ në 25 shtator

Pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës, është njoftuar me shkresë zyrtare KQZ

Shkresa mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, njoftim i bërë që më 25 shtator.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj”, thuhet në shkresë.Ndërkohë sot Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e shkarkimit të tij.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button