Aktualitet

Moti për sot/ Reshje shiu dhe stuhi, dallgëzimi në det mbi 4 ballë

SHQIPËRI

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të diktojë kushtet atmosferike në territorin shqiptar duke bërë që shirat të jenë prezente; herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të shirave edhe në zonat Jugore të territorit. Në majat e maleve priten edhe reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë mëngjesit, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C minimalja deri në 17°C maksimalja në rang vendi.

Era do të mbetet e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button