Aktualitet

AstraZeneca është 79% efektive kundër Covid-19 dhe nuk shfaq mpiksje gjaku. Del rezultati i provave në SHBA

SHBA-Vaksina anti-Covid, AstraZeneca ka dalë efektive, pas prove në Shtete e Bashkuara. Sipas BBC,  më shumë se 32,000 vullnetarë morën pjesë, kryesisht në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Sipas rezultateve, ajo ka dalë rreth, 79% efektive kundër Covid-19 dhe e sigurt në lidhje me frikën se shkakton mpiksje gjaku.

Rezultatet pozitive në SHBA, do të mundësojnë që vaksina të miratohet nga rregullatorët  brenda muajit ose dy muajve të ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga hetuesi kryesor i provës së vaksinën në Universitetin e Oksfordit, profesor Andrew Pollard.

‘Këto rezultate janë një lajm i mrekullueshëm pasi ato tregojnë efikasitetin e jashtëzakonshëm të vaksinës në një popullatë të re dhe janë në përputhje me rezultatet e provave të udhëhequra nga Oksford. Ne mund të jemi të sigurt se do të ketë ndikim të fortë kundër Covid-19 në të gjitha moshat dhe për njerëzit e të gjitha prejardhjeve të ndryshme,”-ka thënë ai.

Disa vende fillimisht nuk do të autorizonin përdorimin e vaksinës tek të rriturit mbi 65 vjeç, duke përmendur mungesën e provave.

Ndërkohë, rreth një e pesta e vullnetarëve në këtë provë ishin mbi 65 vjeç dhe vaksina e dhënë si dy doza, me katër javë diferencë siguroi më shumë mbrojtje për ta sesa për grupmoshat më të reja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button