Aktualitet

Dalin detajet/ Albert Krasniqi kishte rrahur ish-gruan, para vrasjes babai i kishte kërkuar të dorëzohej


Albert Krasniqi
, biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi në Prishtinë, ka qenë në kërkim nga policia. I njohur si menaxheri i Vip-ave, Krasniqi kërkohej pasi kishte dhunuar ish bashkëshorten e tij, Besa Gashin.

Mediat në Kosovë, duke iu referuar burimeve raportojnë se vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në polici pasi kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Ai kërkohej nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj Gashit, me të cilën ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Çifti i kishte dhënë fund martesës ditët e fundit ndërsa duket se marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:00 në Prishtinë. Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.

Po ashtu i ai ishte i njohur edhe për lidhjet e tij me personazhet e showbizz-it në Shqipëri dhe Kosovë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button