Aktualitet

Spartak Ngjela: Kontakti me vajzat më ka ndryshuar, në moshën 17-vjeçare përjetova dashurinë e parë

Avokat Spartak Ngjela preferon të mos tregojë asnjëherë foto të fëmijërisë, ndërkohë tregoi se ka qenë një fëmijë i ashpër dhe nuk lejonte asnjë t’i afrohej, por teksa rritej u bë natyrë paksa më e butë, kjo falë edhe kontaktit të tij me femrat. Duke buzëqeshur ai shtoi se dashuria të zbut. Spartak Ngjela është sigurisht shumë filozofik kur flet për dashurinë dhe e cilësoi atë si mobilitet permanent.

Sipas avokatit, mashkulli përjeton disa dashuri platonike para se të dojë vërtet një grua, ndryshe nga këto të fundit. Ai zbuloi se dashurinë e parë e ka përjetuar në moshën 17-vjeçare.

Avokati me kënaqësi rrëfeu një episod që i kishte ndodhur në vitin e 3-të në universitet me një nga vajzat më të bukura të asaj kohe. Atij i kishte mbetur në mendje përgjigja që kishte marrë prej saj.
“Më tërhoqe si magnet”, ishte komplimenti që Ngjela kishte menduar për të, ndërsa përgjigja e saj ishte “Magneti nuk tërhiqet nga dërrasat”. Ngjela nuk u dorëzua po shtoi, “Dërrasa ka diku një gozhdë” dhe vajza nuk e mbajti dot gazin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button