Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e pasdites pritet të jenë deri të dendura.

Në jug të vendit hera-herës, vranësirat në mesditë dhe pasdite do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.Në orët e vona të mbrëmjes reshjet lokale të shiu do të prekin edhe pjesërisht qendrën e vendit. Era parashikohet të jetë nga jugperëndimi me shpejësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button