Aktualitet

Sot mblidhet sërish Komiteti Teknik, do të rishikohen masat anti-COVID

Tiranë- Komiteti Teknik ka njoftuar se do të mblidhet sërish për të rishikuar masat anti-COVID në vend.

Kjo do të jetë një mbledhje e dytë brenda pak ditësh pasi të enjten e javës që lamë pas Komiteti Teknik njoftoi masat e reja që do të ioshin në fuqi dy javët e ardhshme, mirëpo situata me pandeminë në vend ka krijuar nevojën e një mblehdje të dytë. 

Ndërkohë vijojnë të jenë në fuqi masat kufizuese

-Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

-Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme në qytetet që janë vatra infeksioni  vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë. Mësimi vijon të jetë online në universitete.

-Fluturimet me Britaninë e madhe janë të pezulluara.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 952 raste të reja dhe kanë humbur jetën 21 persona

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button