Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 13 mars 2024

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit gradual të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët prej orëve të para të 24-orëshit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash deri në orët e pasdites. Më pas parashikohet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me
shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 14m/sek shoqëruar me valëzim në dete të
forcës 2-3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button