Aktualitet

Dekriminalizimi, KQZ u jep “dritën jeshile” kandidatëve për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ditën e sotme shqyrtoi projektvendimet për verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të kandidatëve për kryetar të bashkive Rrogozhinë, Vorë dhe Dibër.

Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi se nuk janë në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe se KZAZ-të përkatëse mund të vijojnë me procedurat për regjistrimin e kandidatëve.

Sipas formulareve të vetëdeklarimit, dy kandidatë të PD rezultonojnë të jenë meprobleme. Kandidati i PD-së për Rrogozhinën është dënuar në Itali për armëmbajtje pa leje dhe kishte ndryshuar emrin, ndërsa Ymer Marku i Vorës kishte ndryshuar emrin e tij dhe të babait.

1.Z. Ferdinand Shefqet Saraçi, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;

2.Z.  Dritan Hajri Torba, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

3.Z.  Edison Selman Memolla, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;

4.Z.  Hekuran Selman Xhani, kandidat për kryetar në bashkinë Rrogozhinë;

5.Z.  Premtim Riza Kryemadhi, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

6.Z.  Lulzim Sefer Vrana, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;

7.Z.  Rahim Petrit Spahiu, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

8.Z.  Blerim Rustem Shera, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë;

9.Z.  Luan Qamil Haka, kandidat për kryetar në bashkinë Dibër;

10.Z. Ymer Gjergio Marku, kandidat për kryetar në bashkinë Vorë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button