Aktualitet

Gonxhja: Produktet ‘Made in Albania’ gjenden në çdo treg europian! Një arritje e sipërmarrësve dhe punës së palodhur të punonjësve në fasoneri

Produktet “Made in Albania” sot gjenden në çdo treg europian, një arritje që vjen falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare. Kështu shkruan kandidati i PS për Tiranën, Blendi Gonxhja pas një vizite të bërë në një fasoneri.

Gonxhja thekson se këto biznese janë një shembull i gjallë se si përkushtimi, cilësia dhe besimi në fuqinë vendase mund të thyejnë kufijtë.

“ERI &O sh.p.k është një prej këtyre bizneseve, ku puna, përkushtimi dhe cilësia janë gurët e themelit të suksesit ndër vite. Jemi të vendosur të jemi krah tyre, për të mbështetur prodhimin vendas dhe për ta forcuar gjithnjë e më shumë markën ‘Made in Albania’ në tregun global”, nënvizon Gonxhja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button