Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Shihni momentin kur terroristi hedh veten ne erë në Turqi

Ky është momenti i shpërthimit para Ministrisë së Drejtësisë në Ankara. Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 dy terrositë parkuan makinën e tyre dhe njëri prej tyre hodhi veten në erë në hyrje të institucionit.

Ashtu si dhe shihet nga pamjet terroristi del nga automjeti dhe shkon në afërsi të portës kryesore. Në atë moment shihet duke hedhur veten në erë, ndërsa terroristi tjetër është neutralizuar nga policia.

Në një deklaratë ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya tha se një nga shpërthimet ka ndodhur përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në Ankara.

Ai bëri me dije se dy terroristë janë afruar me automjetin e tyre përpara portës së Drejtorisë ku njëri prej tyre hodhi veten në erë, ndërsa tjetri u neutralizua nga efektivët. Si pasojë, nga ky sulm terrorist mbetën të plagosurdy efektivë policise. Ndërkohë, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar edhe para Ministrisë së Brendshme turke në zemër të Ankarasë në mëngjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button