Aktualitet

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

Këtë të martë, 24 shkurt, do të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, sa i takon masës së “arrestit me burg” ndaj tij.

Veliaj kundërshton vendimin e marrë më 1 shkurt nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal.

Në kërkesën e tij drejtuar Apelit, Veliaj kërkon zëvendësimin me një masë më të butë, duke propozuar edhe garanci pasurore si alternativë, apo çdo masë tjetër të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale, përjashtuar izolimin në qeli.

Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e prishjes apo manipulimit të tyre.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button