Aktualitet
Krimi që tronditi Tiranën/ U vra nga motra e saj, 37-vjeçarja për dy ditë do festonte ditëlindjen

Një ngjarje e rëndë e rëndë ka tronditur Tiranën ku 37-vjeçarja Amanda Pushani u vra nga motra e saj Marsela Pushani.
Ngjarja u regjistrua në banesën e viktimës, ku pas një konflikti të çastit, 40-vjeçarja e qëlloi me thikë motrën e saj, duke i shkaktuar plagë që do i merrnin jetën.
Familjarët kanë tentuar ta fshehin ngjarjen, duke e raportuar si vdekje natyrale por pas autopsisë, u zbulua se vdekja kishte ardhur pasi 37-vjeçarja ishte qëlluar me thikë.
Motra e vikitmës, tashmë e arrestuar ka thënë para uniformave blu se Amanda i kërcënonte dhe se e qëlloi për vetëmbrojtje.
Sakaq mësohet se viktima, më datë 4 shtator do të festonte ditëlindjen e saj.




