Aktualitet

Përfituan 6 mijë m² pronë në Kashar përmes dokumenteve false, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet për të përvetësuar një pronë në Kashar. 

Mësohet se në  pranga kanë rënë shtetasit Ruhi Vasili, 54 vjeç dhe Lavdrim Sulaj, 42 vjeç, të dy banues në Kashar. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta dy persona, përmes falsifikimit të dokumenteve kanë mundur që të marrin një pronë në zonën e Kasharit e cila shkon në 6 mijë m².

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Dhurimi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dhurimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

R. V., 54 vjeç dhe dhe L. S., 42 vjeç, të dy banues në Kashar, Tiranë.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht shtetasin A. B., 56 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale kontratat noteriale të dyshuara të falsifikuara, të cilat ishin dorëzuar në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button