Aktualitet

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë- Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Rrilë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Paraprakisht bëhet me dije se elektricisti po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button