Aktualitet

Çfarë pritet të ndodhë? Franca sjell avionët dhe aeroplanmbajtësen në Ballkan

Së fundmi Franca po planifikon të nisë fluturimet stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnje-Hercegovinë, deklaruan forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje.

“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe. Nga e hëna e 7 marsit, avioni Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnje-Hercegovinën,” tha Eufor, forcat Paqeruajtëse të Bashkimit Evropian në Bosnje.

Mësohet se kjo masë vjen pasi Bashkimi Evropian javën e kaluar njoftoi se po shtonte forcat e saj Eufor nga 600 në 1100 për të parandaluar paqëndrueshmërinë e mundshme pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bosnje-Hercegovina po përballet me një lëvizje separatiste serbe të Bosnjës gjithnjë e më shumë, e cila kuptohet se ka marrë mbështetje nga Moska, raporton agjencia e lajmeve. Ashtu si Ukraina, Bosnje-Hercegovina pjej kohësh ka shprehur kërkesën për tu bashkuar me NATO-n.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button