Aktualitet
Aksident në Tiranë. Makina kthehet përmbys në rrugë te ‘Unaza e Madhe’

Aksident në Tiranë. Një mjet u kthye përmbys te Unaza e Madhe në afërsi të Kopështit Botanik.
Drejtuesi ka pësuar lëndime, por mësohet se nuk ka rrezik për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar anomali në trafik.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.




