Aktualitet

Goditje me grushte dhe sende të forta/ Dy vëllezër nga Lezha sherr me dy vëllezër nga Kosova

Dy vëllezër nga Kosova janë konfliktuar fizikisht me grushte dhe sende të forta me dy vëllezër me banim në Shëngjin të Lezhës. Në konflikt janë përfshirë

 Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, banues në Kosovë, dhe Amarildo dhe Adriano Jushi, banues në Shëngjin.

Policia raporton se sherri ka nisur për motive të dobëta. Të katër personat e lartpërmendur kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Lezhë.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër ),banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ),  banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button