Mjeku Sulçebe zbulon sa vaksina i duhen Shqipërisë që të shuhet Covid-19

Shqipërisë do mund t’i duhen rreth 4 milionë doza vaksine anti-Covid. Kështu deklaroi mjeku i njohur Genc Sulçebe sonte në “Open”, sasi kjo e mjaftueshme për 2 milionë shqiptarë, pasi duhen 2 doza për çdo person.
‘Përsa i përket shifrave, duhet të jetë një epidemiolog shumë i sofistikuar që t’i llogarisi. Megjithatë unë mendoj se një 2 milionësh do ishte i mjaftueshëm. Pra duhen 4 milionë doza që infeksioni të shuhet”, tha ai.
Nga ana tjetër eksperti i Shëndetit Publik, ish-ministri Gjergj Koja tha se të parët do të vaksinohen punonjësit e shëndetit, më pas arsimtaërt, punonjësit e policisë, personat mbi 75 vjec dhe ata që janë të sëmurë kronikë, e më pas pjesa e mbetur e popullësisë.Nuk është çështja vetëm te kalendari. Është puna te shtresat vulnerabël. Po negociohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Do vaksinohen mjekët dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë, më pas arsimtarët dhe punonjësit e policisë. Vaksina është e sigurtë, e rekomandueshme, jo e detyrueshme, falsa dhe të gjithë do të vëksinohen. Ata që duan domethënë. Pra çdo shqiptar që duhet të vaksinohet dhe që i përket grupit vulnerabël, do të vaksinohet. 30 mijë janë personel mjekësor dhe punonjës policie. Llogarisni sa arsimtarë janë shto dhe të moshuarit




