Aktualitet

“Vriteni! Të kalbet në burg!” Me antiplumb dhe i rrethuar nga policia, Babis mbërrin në gjykatë

Babis Anagnostopoulos, vrasësi i gruas së tij 20-vjeçare Caroline, mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. I veshur me antiplumb

ai hyrë në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje për krimin që tronditi Greqinë. Mediat greke raportojnë se seanca pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe do të jetë maratonë.

Teksa autori i vrasjes po hynte në gjykatë, një grup njerëzish të mbledhur aty pranë bërtitën: “Vriteni, të kalbet ne burg!”

“Protothema” raporton se i akuzuari  do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzave dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte patur në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai  “u mjegullua” dhe humbi kontrollin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button