Aktualitet
Rama: Dëshpërimi i humbësve nuk do na bëjë të humbasim besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Elbasan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se “dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve.”
Kujtojmë se në Elbasan pas një konflikti me armë ka mbetur i vdekur Pjerin Xhuvani si dhe kanë mbetur të plagosur dhe 4 persona të tjerë.
Postimi i plotë i Kryeministrit Rama:
Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!




